Site icon Telegrafi

Tifozët rrahin boksierin në ring, merret vendimi për duelin Nurja-Ramirez

Ka eskaluar në dhunë dueli i boksit mes Denis Nurjes dhe kolumianit Ramirez. Gjatë kohës që ndeshja ishte e ndërprerë për shkak të lëndimit në këmbë të Nurjes, boksieri kolumbian e godet në befasi, duke sjellë acarimin e fansave të boksierit shqiptar.

Këta të fundit krijuan një skenë jo të denjë për një event të tillë, duke u futur në ring dhe duke goditur me grushte e shkelma Ramirezin.

Ringu i boksit u shndërrua në arenë përleshjesh mes 2 stafeve dhe tifozëve. Pas kaosit të krijuar, vendimi final ishte se kjo ndeshje konsiderohet e pazhvilluar./Telegrafi/

Exit mobile version