Telegrafi

Tifozët dhe Sir Alex Ferguson duartrokasin golin e Van Persiet në Old Trafford (Video)

Robin Van Persie është rikthyer në ‘Old Trafford’, ku ishte një ndër idhujt e tifozëve të Manchester United.

Por, holandezi kësaj radhe luajti për skuadrën turke të Fenerbahçes, e cila u mposht 4-1 kundër Djajve të Kuq.

Lexo po ashtu United e shkatërron Fenerbahcen pa Ibran (Video)

E pikërisht golin e nderit për nënkampionin turk e realizoi Van Persie, dhe kjo ka bërë që të duartrokitet prej tifozëve të Unitedit dhe trajneri i pensionuar, Sir Alex Ferguson.

Ndryshe, holandezi pritet të largohet gjatë janarit prej Kanarinave shkaku i mospërmbushjes së të priturave prej tij dhe po kritikohet për pasivitet në sulmin e Fenerit. /Telegrafi/