Robin Van Persie është rikthyer në ‘Old Trafford’, ku ishte një ndër idhujt e tifozëve të Manchester United.
Por, holandezi kësaj radhe luajti për skuadrën turke të Fenerbahçes, e cila u mposht 4-1 kundër Djajve të Kuq.
E pikërisht golin e nderit për nënkampionin turk e realizoi Van Persie, dhe kjo ka bërë që të duartrokitet prej tifozëve të Unitedit dhe trajneri i pensionuar, Sir Alex Ferguson.
Ndryshe, holandezi pritet të largohet gjatë janarit prej Kanarinave shkaku i mospërmbushjes së të priturave prej tij dhe po kritikohet për pasivitet në sulmin e Fenerit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=CoMDMxwTl8Q