Telegrafi

Tifozët “detyruan” Jake Paulin ta fshinte postimin e bërë në Twitter për derbin City-Liverpool

YouTuberi i kthyer në boksier, Jake Paul e quajti bazën e fansave të Manchester Cityt si “të mahnitshme” në një postim parashikimi të fshirë tashmë në mediat sociale.

25-vjeçari amerikan, i cili ka pranuar në të kaluarën se nuk e ndjek fare ‘futbollin’, mesa duket e priti me padurim derbin e zjarrtë në Etihad.

Skuadra e Pep Guardiolës nuk arriti që të marrë më shumëse një barazim në shtëpi, pasi ndeshja me The Reds përfundoi 2-2.

Miliona njerëz po flisnin për ndeshje në internet dhe në një lëvizje të papritur, Paul vendosi t’i bashkohet bisedës.

Ai fillimisht parashikoi se Liverpool në formë do të merrte të tre pikët kundër skuadrës së Pep Guardiolës, por pasi postimi mori qindra komente në një kohë shumë të shkurtër, personaliteti i YouTube vendosi ta largonte.

Paul shkroi: “Man City vs Liverpool është një dridhje. City ka tifozët e tij të mrekullueshëm…por Liverpool është në flakë për momentin. Unë jam duke vënë bast tek The Reds dhe @mosalah”.

Pak minuta pasi fshiu postimin në Twitter, Paul iu rikthye pretendimit të tij se tifozët e Cityt ishin “të mahnitshëm”.

Megjithatë, parashikimi se Liverpool do ta fitonte ndeshjen mbeti i njëjtë, por që nuk i doli i saktë.

Një përdorues i Twitterit shkroi: “Nuk kam menduar ndonjëherë se do të vinte dita kur Jake Paul të postoj për futbollin”, ndërsa një tjetër tha: ” Postimi i Jake Paul për Man Cityt kundër Liverpoolit është gjëja më e rastësishme që kam parë ndonjëherë”.

Një i tretë komentoi: ” Sikur Jake Paul fillimisht shkroi se City ka tifozët e mrekullueshëm , fshiu postimin dhe më pas thjesht shkroi se ata janë vendas”. /Telegrafi/