Tifozët kanë vërejtur një detaj të pabesueshëm në festën e golit të Mikel Merinos gjatë fitores së Spanjës ndaj Gjermanisë.
Të premten dy peshat e rënda u ndeshën në çerekfinale të Euro 2024 dhe ishin spanjollët ata që avanucuan në gjysmëfinale me rezultat 2-1 pas vazhdimeve.
Spanja ishte shumë afër fitores në kohë të rregullt pasi po avanconte me rezultat 1-0 me golin e Dani Olmos, por Florian Wirtz shënoi në minutën e 89-të për të barazuar shifrat në 1-1.
Gjermania shpërdoroi disa mundësi të mira dhe për këtë paguan rëndë pasi Mikel Merino me një shkëputje fantastike në ajër shënoi me kokë në minutën e 120-të.
Goli i Merinos dhe më pas fishkëllima e fundit e gjyqtarit bëri që të shpërthejë festa në tribunat e stadiumit në Stuttgart, por ajo që humbi në kaosin e këtij rezultati ishte një detaj i pabesueshëm tek festa që bëri mesfushori i Sociedadit.
Me të shënuar golin Merino shmangu bashkëlojtarët e tij dhe shkoi tek këndi duke vrapuar rreth tij diçka që i çuditi tifozët.
Mikel Merino did the exact SAME celebration as his Dad did in the same stadium 33 years ago…
WOW😍🤩🇪🇸 pic.twitter.com/YixTvTnRue
— The 44 ⚽️ (@The_Forty_Four) July 5, 2024
Kjo mënyrë e festimit duket se ka qenë mjaft e vjetër, dhe del të jetë se Merino ka replikuar festimin që babai i tij e kishte bërë rreth 33 vite më parë në të njëjtin stadium.
Në nëntor të vitit 1991, Miguel Merino shënoi për Osasunën në raundin e dytë të UEFA Cup ndaj Stuttgartit pikërisht në atë stadium.
Pasi ndeshja e parë përfundoi pa gola në Pamplona, Merino dhe shokët e tij të Osasunas siguruan një fitore me rezultat 3-2 në Gjermani për të kaluar në raundin e tretë, ku humbën me rezultat 2-0 ndaj Ajax-it./Telegrafi/