Telegrafi

Tifozët argjentinas krijojnë atmosferë të paparë deri më tani (Foto/Video)

Rosario Central dhe Newells Old Boys janë takuar së fundi në kuadër të ligës elitare argjentinase.

Megjithëse vendasit pësuan humbje në kohën shtesë me rezultat minimal prej 1:0, rezultati ishte në plan të dytë.

E gjithë kjo në saje të atmosferës që krijuan fansat e klubit argjentinas dhe koreografinë që përgatitën për derbin e xhiros, transmeton Telegrafi.

Skuadra ku filloi karrierën Lionel Messi, Newells triumfoi në saje të golit të ish-lojtarit të Liverpoolit, Maxi Rodriguezit.

Për më tepër shikoni videot dhe fotot e mëposhtme/Telegrafi/

A mund ta paramendoni vetën duke hyrë në fushë në këtë atmosferë elektrizuese?

 

https://www.youtube.com/watch?v=CPDpPKRKADE