Paraqitja e Përfaqësueses së Kosovës në humbjen ndaj Anglisë është duartrokitur nga të gjithë, sidomos nga tifozët anglezë.
Kosova u mposht me rezultat 5-3 nga Anglia, por humbja mbeti në plan të dytë, pasi paraqitja e djelmoshave dardanë ishte për çdo lëvdatë.
Kjo pasi djelmoshat e trajnerit Bernard Challandes bënë një lojë të mirë dhe arritën t’i shënojnë tri gola Tre Luanëve.
Madje, edhe vet tifozët anglez lavdëruan jashtë-mase paraqitjen e të martës mbrëma nga futbollistët e Kosovës.
“Kosova sinqerisht ishin të mirë. Luftuan për gjithçka, shpresoj të kualifikohen për Euro 2020”, ishte një postim i një tifozi anglez në Twitter.
Një postim tjetër shkruante: “Mendoj se çdokush në Angli është tifoz edhe i Kosovës tash, përfshirë mua”.
Më poshtë keni edhe disa nga postimet e tifozëve anglezë në lidhje me paraqitjen e Kosovës. /Telegrafi/