Telegrafi

Tifozët anglezë falënderojnë Kosovën për pritjen e ngrohtë

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver/Guliver)

Tifozët e Anglisë kanë falënderuar Kosovën për pritjen që iu bë në kuadër të ndeshjes për kualifikimet në ‘Euro 2020’.

Përfaqësuesja jonë humbi 4-0 ndaj ‘Tre Luanëve’, por tregoi nivel të lartë të kulturës dhe falënderimit për vendin që na mbështeti në ditë të vështira.

Tifozët anglezë kanë falënderuar njerëzit në Kosovën për pritjen që iu bë në Prishtinë dhe shpresojnë që të shihen së shpejti.

Lexo po ashtu Harry Maguire me mesazh të madh pas ndeshjes: Kosovë, ishte kënaqësi – faleminderit për pritjen

“Një falënderim masiv për Kosovën dhe njerëzit e tyre për mirëseardhjen fantastike dhe mikpritjen. Kohë fantastike këtu, mezi presim të kthehemi këtu”, kanë shkruar ata në Twitter.

‘Dardanët’ kanë ende shanse që të kualifikohen në Kampionatin Evropian, pasi në muajin mars të vitit të ardhshëm do të takohen me Maqedoninë  e Veriut dhe në rast të fitores do të përballemi me fituesin e ndeshjes tjetër, Gjeorgji – Bjellorusi. /Telegrafi/