Raheem Sterling është shprehur i zhgënjyer me tifozët anglezë, të cilët e fishkëllyen Joe Gomezin në momentin e hyrjes në lojë në ndeshjen ndaj Malit të Zi.
Të enjten mbrëma, Tre Luanët fituan me rezultat 7-0 në Wembley, në sfidën e vlefshme për Grupin A duke siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’.
Në këtë takim mungoi Sterling, i cili nuk u ftua nga përzgjedhësi Gareth Southgate, pasi që kishte pasur një zënkë pikërisht me Gomezin gjatë stërvitjeve në St George’s Park që kishte pasuar kacafytjen e tyre në derbin ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Cityt.
Megjithatë, anësori anglez, i cili e ka marrë gjithë përgjegjësinë për incidentin, i ka kritikuar tifozët për atë veprim.
“Për të gjithë tifozët anglezë, desha t’i lija gjërat ashtu si ishin, por më duhet të flas sërish. Ishte vështirë për mua që ta shihja një bashkëlojtar duke u fishkëllyer për diçka që ishte për fajin tim”.
“Joe nuk ka bërë asgjë të keqe dhe për mua, të shihja dikë që e mban kokën ulur dhe punon shumë, sidomos pas një jave të vështirë për të, ishte gabim që të fishkëllehej në çastin e hyrjes”, ka shkruar mes tjerash Sterling në një postim në Twitter. /Telegrafi/
https://twitter.com/City_Agenda/status/1195098560594874369
To all the @England fans, I wanted to leave things at it was but tonight I have to speak again : it was hard for me to see my team mate get booed for something that was my fault. Joe hasn’t done anything wrong & for me to see someone who keeps his head down and work hard..
— Raheem Sterling (@sterling7) November 14, 2019
especially after a difficult week for him to be booed when he came on tonight was wrong.
I’ve taken full responsibility and accepted the consequence.
I felt as though I had to say this get home safe every one ❤️ #Euro2020— Raheem Sterling (@sterling7) November 14, 2019