Site icon Telegrafi

Tifozë e policë të lënduar në Gjilan

Tifozët kanë sulmuar me gurë të mëdhenj dhe shufra të ndryshme, duke thyer të gjithë xhamat e të dy autobusëve. Me këtë rast ata kanë sulmuar edhe dy shoferët, të cilët ishin në pritje të tifozëve të tyre.

Sipas zëdhënësit të policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, të lënduar ka edhe nga radhët e policisë.

“Një grup i njerëzve kanë gjuajtur sende të forta në të dy autobusët, duke shkaktuar dëme bukur të rënda dhe me këtë rast janë lënduar disa persona. Të lënduar kanë mbetur edhe dy policë të cilët kanë intervenuar me këtë rast. Janë arrestuar dy persona, të cilët janë të njohur për policinë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, siç njofton gazeta “Sport”, drejtori sportiv i Llamkosit, Ismet Munishi, ka thënë se tifozëve vushtrrias në ndihmë u kanë dalë kryesia e Dritës, e cila me autobus të vet ka rikthyer ata në shtëpi.

Ndeshjen e së dielës e fitoi Llamkos Kosova, që mundi Dritën me rezultat 0:4./Telegrafi/

 

Exit mobile version