Dje në emisionin ”Rubikon” të Adriatik Klemendit, përfaqësuesi i grupit TKZ në Kosovë, Flakron Abazi deklaroi se kjo do krijonte konflikte në mes dy shtetesh.
Ai mendon se lojtarët kosovarë që tani luajnë për kombëtaren shqiptare(Lorik Cana, Etrit Berisha, Samir Ujkani, Valdet Rama, Migjen Bashta e shumë të tjerë) mund të riktheheshin të luanin për Kosovën, me ç’rast kjo do sillte dobësi për kombëtaren e Shqipërisë.
Abazi konfirmoi se Kosova nuk do ta ketë as përkrahjen e TKZ-së. /Zyrtare/Telegrafi/