Tifozët kanë bërë thirrje njëkohësisht për maturi, qetësi, zbatimin e të gjitha rregullave, sepse ndryshe na pret ndëshkimi nga UEFA.
“Tifozat Kuq e Zi kanë nisur organizimet për ndeshjen e shumëpritur të 8 tetorit, Shqipëri – shkije. Kjo është ndeshja më e rëndësishme dhe njëkohësisht më delikate që prej themelimit të Tifozave Kuq e Zi. Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar një kuotë të caktuar të biletave, përgjegjësinë për shpërndarjen e tyre e ka TKZ. Siç thamë edhe më sipër, ëshë ndeshja më e rëndësishme në rrugën tonë drejt kualifikimit për “Euro 2016”, së këndejmi futja në stadium apo hedhja e gjësendeve ndaj lojtarëve kundërshtarë do të ishte TRADHËTI KOMBËTARE. Sytë e gjithë organizmave të UEFA-së dhe FIFA-s do të jenë të drejtuar nga tifozët shqiptarë dhe për incidentin më të vogël Kombëtarja jonë mund të penalizohet me denime të ashpra deri edhe në heqje pikësh apo edhe eliminim. Me këtë rast nuk do t’i kontribuonim të mirës së Kombëtares, të mirës së vendit, por do t’hapnim rrugë që pikërisht shkijet të kualifikoheshin në barazh, që besojmë se asnjë prej nesh nuk e dëshiron një gjë të tillë”, theksojnë në deklaratën e tyre Tifozat Kuq e Zi.