Telegrafi

Tifogrupi ‘Ballistët’ përkujtojnë betejën me ‘Varvarët’

Në ndeshjen e ditës së djeshme ndërmjet Shkëndijës dhe Mlladost Carev Dvorit në Çair, nuk munguan tifozët e tyre, ‘Ballistët’, të cilët jorallë herë shpalosin mesazhe dedikuese, përmes të cilëve, shpreshin një protestë, lëvdatë, apo mbështetje për një çështje të caktuar, transmeton Telegrafi.

Kësaj radhe, mesazhi i tyre, ishte një dedikim për tifozët malazez ‘Varvarët’, me të cillët Ballistët u përleshën në Strazhë. Mesazhi ka këtë përmbajtje: Të përgjakur u ka hije, të kaloni në tokë Shqipërie, 21.02.2016. Ndeshja e djeshme u ndërpre për shkak të rreshjeve të dendura, ndërkaq rezultati i ndeshjes ishte 0-0./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Video ekskluzive nga incidenti në mes tifozëve malazezë dhe ”Ballistëve”(Video)

Gjithashtu lexo: Ja si u rrahën ”Ballistët” dhe tifozët nga Mali i Zi (Foto/Video)