Site icon Telegrafi

Tiffany ia prezanton babait Donald Trump të dashurin e ri afrikan

Në fshehtësinë më të madhe, vajza më e vogël e presidentit amerikan Donald Tramp, Tiffany, filloi një lidhje të re dashurie.

Siç pritej, këtë herë ajo “zgjodhi” një trashëgimtar të pasur. Bëhet fjalë për Michael Boulosin, i cili u rrit në Lagos, Nigeri, dhe familja e tij zotëron një konglomerat që merret me shitjen e veturave, pajisjeve dhe ndërtimtari.

Burime të afërta me Tiffanyn kanë zbuluar se ajo e ka takuar Michaelin, i cili jeton në Londër, gjatë pushimeve verore në Mikonos të Greqisë.

Që lidhja të merr rrugëtim serioz, të dashurin e saj të ri e solli në Mar-a-Lago për të festuar Ditën e Falënderimit të SHBA me gjithë familjen e Trump.

“Tiffany është e lumtur, sepse ajo arriti të ruaj lidhjen larg vëmendjes së mediave. Ajo tashmë e ka takuar atë me familjen në Ditën e Falënderimeve dhe të gjithëve iu ka pëlqyer. Ai është një njeri shumë i zgjuar nga një familje e madhe”, tha burimi për US Weekly.

Lexo po ashtu Vajza e Donald Trump pozon në bikini pranë një pishine (Foto)

Sam Michael Buloss përfundoi shkollim elitar ndërkombëtare në Nigeri dhe vëllai i tij, Fares është aktor dhe regjisor i njohur si Farastafari.

Interesante e bën fakti se Trump pranoi ta takoj të dashurin e vajzës së tij më të re, dhe natyrisht që nuk e shqetësonte fakti që ai është rritur në një nga vendet afrikane. /Telegrafi/

Exit mobile version