Telegrafi

Tiffany Haddish dhe Tika Sumpter luajnë rolet e dy motrave në komedinë “Nobody’s Fool”

Tiffany Haddish dhe Tika Sumpter (Foto: Getty Images)

Kompania Paramount Pictures e ka publikuar paraqitjen e shkurtër të komedisë “Nobody’s Fool”, e cila do të jepet premierë në nëntor të këtij viti.

Filmi i ri i regjisorit dhe skenaristit, Tyler Perry, sjell tregimin interesant të ribashkimit të dy motrave, pasi njëra del nga burgu.

Tiffany Haddish (Foto: Getty Images)

Komikja Tiffany Haddish shfaqet në rolin e Tanyas, e cila del nga burgu dhe shkon të jetojë te motra e saj që interpretohet nga Tika Sumpter.

Gjatë zhvillimit të ngjarjes, dy motrat tregojnë se askush nuk mund të kapet me to.

Krahas Haddish dhe Sumpter, yjet kryesore të komedisë janë edhe Missi Pyle, Courtney Henggeler dhe Whoopi Goldberg.

Tika Sumpter (Foto: Getty Images)

“Nobody’s Fool” do të jepet premierë nga 2 nëntori i këtij viti.

Shfaqja e filmit do të nisë fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pastaj në vendet tjera. /Telegrafi/