Telegrafi

TIFF, çmimi i madh shkon për dy filma

Çmimi i madh iu dha filmave “Gruaja pa piano“ e Havier Rebojos dhe “Akademia e Platos“ i Filipos Tsitos. Ndërsa regjisori me i mire u shpall Gjergj Xhuvani.

Ne filmin “Lindje-Perëndim-Lindje”, aktoret protagonistë kanë marrë çmimin e festivalit.

Çmimin e publikut e ka marrë regjisori Ilir Kaso me filmin “Kamioni”, ndërsa DigitAlb dha 5 çmime DigiArt për filmat e transmetuar në kanalin Digi Promo. Viktor Gjika dhe regjisori grek Teo Angelopulos janë nderuar me çmime nderi nga TIFF.

Këtë sezon në garë ishin 14 filma me metrazh të gjatë dhe rreth 100 me metrazh të shkurtër. /TCH/