Telegrafi

Tierney thyen rekordin e Aubameyangut në testet mjekësore

Lojtari i ri i Arsenalit, Kieran Tierney, e ka thyer rekordin që mbahej nga Pierre-Emerick Aubameynag gjatë testeve mjekësore.

Mbrojtësi i majtë kaloi te skuadra londineze nga Celticu për shumën e 31 milionë eurove në ditën e fundit të afatit kalimtar që u mbyll më 8 gusht.

Sidoqoftë, shkaku i operacionit të dyfishtë të hernisë, do të jetë një kohë e gjatë për të që të debutojë te Gunner.

Por, edhe pse kishte operacionin, mbrojtësi 22-vjeçar ishte fantastik në testet mjekësore, duke nënshkruar më pas kontratë pesëvjeçare.

Lexo po ashtu Tierney: E kisha të vështirë ta braktisja Celticun për Arsenalin

Tierney arriti ta thyente rekordin që mbahej nga sulmuesi gabonez, për një centimetër më lartë, e që i kishte befasuar edhe stafin mjekësor.

Transferimi i ri i Arsenalit kërceu 55 centimetra lartë, derisa Aubameyang kishte arritur që të kërcente 44 centimetra. /Telegrafi/