Telegrafi

Tielemans tregon se pse zgjodhi Monacon para Arsenalit

Monaco's Belgian midfielder Youri Tielemans celebrates scoring the 1-1 goal during the UEFA Champions League group G football match RB Leipzig v AS Monaco in Leipzig, eastern Germany on September 13, 2017. / AFP PHOTO / John MACDOUGALL / ALTERNATIVE CROP (Photo credit should read JOHN MACDOUGALL/AFP/Getty Images)

Ylli i ri i Monacos, Youri Tielemans, ka zbuluar arsyen se pse nuk e ka pranuar ofertën e Arsenalit.

I riu që debutoi me Anderlechtit në moshën 16 vjeçare kishte arritur ta rrisë lojën e tij dhe ra në sytë e shumë klubeve evropiane.

Monaco dhe Arsenal ishin dy skuadrat që kishin shfaqur më shumë interesim, por lojtari zgjodhi Ligën e Kampionëve.

Tielemans ka shtuar se mundësia që ta fitojë titullin e Ligue 1 me klubin e ri është e madhe.

Lexo po ashtu Kthehet Liga e Kampionëve - Christian Pulisic, Timo Werner, Elseid Hysaj, shtatë yjet e rinj që duhet ndjekur (Foto)

“Monaco ishte hapi më i mirë për mua. E dija që ndoshta nuk do të luaja në mesfushor pasi edhe zëvendëspresidenti ma ka treguar planin”.

Ylli i ri i Monacos

“Doja gjithashtu të filloja përgatitjet e mia me ekipin tim të ri, kështu që të kisha kohë për t’u përshtatur dhe të provoja veten te trajneri”.

“A kam mundur të shkoj në Ligën Premier? Po, por Monaco ishte e para dhe më e interesuara”.

Lexo po ashtu Rashford, Mbappe dhe Dembele në garë për çmimin ‘Djaloshi i Artë’ (Foto)

“E dija që interesimi i Arsenalit nuk ishte edhe aq konkret. Bordi donte të mbante lojtarët që kishte për të përfunduar më lartë në Ligën Premier”, ka thënë Tielemans.

Monaco pas shtatë javësh kampionat ka 17 pikë dhe është në vendin e dytë. /Telegrafi/