Telegrafi

Tielemans alternativë për mesfushën e United nëse nuk arrihet De Jong

Frenkie De Jong vazhdon të jetë objektivi kryesor i Manchester United për repartin e mesfushës.

Megjithatë gjiganti anglez përkundër bisesimeve të stërzgjatura me Barcelonën ende nuk ka arritur një marrëveshje.

Daily Star ka raportuar se Djajtë e Kuq mund të heqin dorë nga mesfushori holandez nëse vazhdon Barcelona të kërkojë 100 milionë euro për të.

Në rast se heqin dorë nga De Jong, katalunasit si alternativë të tij e kanë belgun Youri Tielemans që ka treguar formë të lartë viteve të fundit me fanellën e Leicester Cityt.

Tielemans ka pasur paraqitje shumë të mira në edicionin e fundit ku në 50 ndeshje zyrtare ka shënuar shtatë gola e ka asistuar në pesë të tjerë.

Djajtë e Kuq e shohin belgun si alternativën më të mirë për De Jong, pasi edhe trajneri Erik Ten Hag e pëlqen shumë lojën e Tielemans.

Lexo po ashtu Unitedi refuzon idenë e Barcelonës për ta shkëmbyer Maguiren me De Jong

25-vjeçari ka kontratë me Leicesterin deri në verën e vitit 2023 dhe çmimi i tij i largimit është 40 milionë euro.

Gjithsesi lojtari ka kërkuar largimin nga klubi, derisa edhe Arsenali mbetet fuqishëm në garë për të. /Telegrafi/