Ashtu siç mund të vihet re edhe në këtë set fotografik, dizajneri ka preferuar më së shumti rrobat që vishen shpesh, rroba të rastit të kombinuara me elementë sportivë.
Karakteristikë e Tibit në koleksionin e tij ka qenë gjithmonë shumëllojshmëria e veshjes, rroba të përshtatshme në çdo rast, si p.sh. pulovra elegante, pantallona klasike, fundet dhe fustanet, të cilët dominojnë shumë në këtë koleksion.
Ngjyrat e përdorura janë e kuqja, e bardha, e zeza dhe bluja, që do t’ju dhurojnë një pamje unike.
Dizajneri ka përfshirë në koleksionin e tij një variacion stilesh, si ajo klasikja, sportivja, elegantja dhe shik për kokteje. /Telegrafi/