Çifti i njohur Tuna dhe Patris Berisha ka pak javë që janë bërë prindër për herë të parë.
Tian mban emrin djali i tyre, i cili mesa duket ka shkëputur tashmë gjithë vëmendjen e prindërve të tij, të cilët janë më të ;lumtur se kurrë.
Nuk ka ditë që Tuna ose Patrisi nuk ndajnë ndonjë fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqen bashkë me Tianin.
Ata janë kudo bashkë, ndërsa në fotografinë e fundit, çifti tregojnë se kishin dalë së bashku në restorant.
Buzëqeshja në fytyrat e tyre tregon se në ç’masë gjendet lumturia e tyre për momentin. /Telegrafi/