Telegrafi

Tiago nuk dëshiron të largohet nga Juventus

Portugezi së fundi është lidhur me një largim nga ekipi italian që në muajin janar, me kampionin e Bundesligës, Wolfsburg, si destinacion i mundshëm.

“Mund t’ju siguroj se këto janë vetëm spekulime të mediave. Nuk ka asgjë të vërtetë që nga fillimi kur ata kanë filluar të flasin për këtë gjë. Nuk është në planet e mia të largohem nga Juventusi”, ka thënë Tiago./Telegrafi/