Telegrafi

TI publikon raportin për korrupsionin, Kosova notën 3.4

Hulumtimet janë zhvilluar në 69 vende dhe gjetjet kryesore dëshmojnë se partitë politike, shërbimi civil, parlamenti dhe drejtësia mbeten sektorët më të korruptuar.

Vendet më të korruptuara, sipas raportit, janë Armenia, Azerbeixhani, Kamboxha, Kameruni, Iraku, Liberia, Siera Leone dhe Uganda.

Kosova është rradhitur në grupin e tretë të vendeve të ndikuara nga korrupsioni, duke fituar notën 3.4.

Nota 5 tregon nivelin më ekstrem të korrupsionit. Sektori më i korruptuar në Kosovë raportohet të jetë ai i drejtësisë dhe ai i partive politike.

Raporti është realizuar në periudhën tetor 2008 – shkurt 2009. /rel/