Njerëzit kanë ëndrra, por jo çdo kujt i plotësohen.
Një të tillë e ka edhe këngëtarja dhe moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu.
Kësaj të fundit mund t’i plotësohet në saje të famës dhe suksesit që ka në shtetin shqiptar, transmeton Telegrafi.
Alketa ka treguar publikisht dëshirën e madhe dhe planet që ka për ta realizuar.
Bukuroshja është fanse e madhe e këngëtarit Adriano Celentano dhe ka ndërmend t’i shkruajë moderatores italiane, Maria de Filippit për ta takuar atë.
Dihet se Maria bën programin e surprizave “C`e posta per te” dhe mesa duket do të shikojmë ndonjë mbrëmje artisten tonë aty.
Kujtojmë se Laketa aktualisht është moderatore e spektaklit ‘Your Face Sounds Familiar’. /Telegrafi/