Site icon Telegrafi

A do t’i ngrihet shtatore në Prishtinë përzgjedhësit Challandes nëse Kosova shkon në Euro 2020? Përgjigjja e zviceranit solli të qeshura në sallë

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes e ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Çekinë, ku ka folur për shumë gjëra.

Challandes së bashku me mesfushorin Valon Berisha kanë folur për gjendjen e skuadrës para ndeshjes që do të zhvillohet nesër me Çekinë në Plzen.

Gjatë konferencës trajneri zviceran ka folur për rëndësinë e ndeshjes, lëndimin e Vedat Muriqit dhe zëvendësimin e tij.

Nuk kanë munguar as momentet e mira në konferencë që në përgjithësi ishte e relaksuar, kur gazetari i Telegrafit, Betim Zeqiri, e pyeti Challandesin se a pret që të nderohet një shtatore në Prishtinë nëse Kosova shkon në Euro 2020, sikurse Bill Clintonit për shkak se e ndihmoi Kosovën për çlirim e saj.

Si gjithmonë Challandes me humor u përgjigj se: “Shpresoj që po”, ku edhe shpërthyen të qeshurat pastaj. /Telegrafi/

Exit mobile version