Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav ka bërë të ditur për takimin me ekipin evropian që do të monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka thënë se ky monitorim shpreh përkushtimin e BE-së për demokracinë.
“Ekipi kryesor i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së do të monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke riafirmuar përkushtimin e BE-së për demokracinë dhe rëndësinë e një procesi zgjedhor të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent”, ka shkruar ai në X.
Happy to welcome the EU Election Observation Mission (EOM) Core Team to 🇽🇰 Kosovo today.
The EOM will monitor the 9 Feb 2025 elections, reaffirming the 🇪🇺 EU’s commitment to democracy & the importance of a credible, inclusive & transparent electoral process. pic.twitter.com/rMiR8yw00A
— Aivo Orav (@AivoOrav) January 9, 2025