Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkup 1, sot, siç ishte njoftuar duhet të vendos nëse do t’i merret pasaporta ish ministres së brendshme Gordana Jankulouskës, të dy krerërve të DSK dhe një arkivisti të Departamentit të pestë, të gjithë të dyshuar në rastin të PSP-së të quajtur “Fortesa”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Për të gjithë ata PSP ka vazhduar disa masa përkujdesje dhe një propozim për paraburgim të kreut të Departamentit të pestë, Goran Grujoski, por pas dy ose tre ditëve të kaluar në paraburgim, ai u lirua me vendimin e Këshillit penal. /Telegrafi/.