Site icon Telegrafi

“Ti kishe nevojë për mua”, Tuna dedikim Cozmanit?

Kënga e re e Rihannës ka rrëmbyer të gjithë përfshirë edhe të famshmit.

Ka qenë edhe Altuna Sejdiu, e cila një pjesë të klipit e ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram, transmeton Telegrafi.

Por ajo që bie në sy është mbishkrimi sipër videos ku Tuna thotë “ Ti kishe nevojë për mua” duke ndarë edhe një pjesë të tekstit që rastësisht lidhet me të.

Duke ditur situatën momentale të këngëtares, e cila sapo ka përfunduar lidhjen me reperin Cozman, patjetër që mendja na shkon që ky postim nuk është krejt rastësor.

Kjo nuk është hera e parë që Tuna dhe Cozman përballen me kriza në lidhjen e tyre por duket se kësaj radhe gjërat janë më ndryshe. Ditë më parë Telegrafi iu informoi se çifti famshëm tashmë jetojnë në banesa të ndara dhe se nuk kanë më komunikim me njëri-tjetrin./Telegrafi/

Exit mobile version