Site icon Telegrafi

A do t’i jep BE-ja Maqedonisë një datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim?

Edhe këtë vit, Maqedonia do të merr udhëzim për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por të kushtëzuar me zgjedhje korrekte dhe zbatim të reformave parësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas burimeve jozyrtare për 24Vesti, nëse nuk do të ketë probleme në zgjedhje, atëherë gjasat janë pozitive për t’u caktuar një datë për bisedime.

Burimet diplomatike vlerësojnë se Brukseli nuk është i kënaqur me faktin se aktivitetet e prokurores speciale Katica Janeva shfrytëzohen në fushatë politike – mbështetje në njërën anë dhe kritika në anën tjetër.

Jozyrtarisht, nuk pritet themelimi i një gjykate speciale. Një nismë e tillë mund të bisedohet pas përfundimit të zgjedhjeve./Telegrafi/

Exit mobile version