Site icon Telegrafi

T’i hiqen pesë Liga të Kampionëve skuadrës së Real Madridit

Një iniciativë mjaft interesante është adresuar në rrjetin e njohur change.org, duke kërkuar nga UEFA heqjen e pesë titujve evropian për Real Madridin, të cilët i kishte fituar nga viti 1955-1960.

Iniciativa e këtij grupi ka mbledhur më shumë se 15,000 nënshkrime që nga 12 maji, dita kur edhe ka filluar peticioni.

“Në emër të të gjithë atyre të cilët e duan këtë sport, kërkojmë heqjen e pesë trofeve evropian të cilët nuk korrespondojnë asgjë me Ligën e Kampionëve të tanishme”, thuhet në përshkrimin e peticionit.

Kjo nuk është hera e parë që portali change.org pranon kërkesa të tilla, pasi edhe në të kaluarën shumë tifozë madrilien janë drejtuar këtij subjekti për ti realizuar qëllimet e tyre.

Mirëpo kjo e fundit kalon limitet, pasi Real Madrid nuk është skuadra e vetme që ka fituar Kupa të Evropës.

Ndryshe Real Madrid numëron 10 trofe të tillë, tashmë të njohur si Liga të Kampionëve dhe ndodhet në finalen e saj, me ç’rast me 28 maj do ndeshet me Atletico Madrid-in dhe do ketë mundësi të ngritë të 11-ten.

Exit mobile version