Site icon Telegrafi

T’i dashuroj të gjitha të metat, përveç mungesës …

Thënie të poetit palestinez: Mahmoud Darwish
Përmblodhi dhe përktheu: Elmaz Fida

– Të thyesh shishen e parfumit, domethënë të nuhasësh fort aromën e tij, ama e bën për herë të fundit.
– Mbi trotuarin e pritjes, një i moshuar u pëshpërit kalimtarëve: Bëni kujdes dhe mos dashuroni nga thellësia e zemrës!
– Mos u bëj pishman për një luftë që të ka pjekur.
– Disa përfundime janë të hidhura, mu si kafeja, ama të falin vigjilencë dhe zgjuarsi.
– T’i dashuroj të gjitha të metat, përveç mungesës.
– Qëndro në cep të ëndrrës dhe lufto për të.
– Sot, kisha në plan të të blej lule manushaqe, por fëmijët ishin të uritur, kështuqë atyre u bleva ushqim, kurse për ty shkrova një poezi.
– Kam një diplomë universitare, jam autor i katër librave dhe qindra artikujve, megjithate vazhdoj të bëj gabime kur lexoj. Ti më shkruan “Mirëmëngjes!” unë e lexoj “Të dua!”
– Mbi këtë tokë, ka plot gjëra për të cilat ia vlen të jetosh.
– Mos ji mizor me një femër veçse kur e përqafon.
– Nuk jemi ndarë, por nuk do të takohemi kurrë.
– Dashuria e parë nuk vdes, por varroset e gjallë nga dashuria e vërtetë.
– Më pëlqen të bisedojmë bashkë, edhe kur nuk kam asgjë për të thënë.
– Nëse dëshiron të gdhihesh i lumtur në mëngjes, përzgjidh biseduesit e natës.

Exit mobile version