Estradës Shqiptare çdo herë e më shumë po i shtohen emra të rinj, të cilët synojnë sukses në fushën e muzikës.
Të tillë janë Bledi Rracaj dhe Drama, emri i vërtetë i të cilit është Valmir Ahmetaj.
Dyshja në fjalë kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor me titull “Ti dashni”.
Kënga është punuar nga producenti i njohur Alandy, ndërsa për tekstin është kujdesur Endrit Mumajesi.
Klipi i këngës është gjithashtu mjaft veror, dhe është xhiruar një pjesë në Kepin e Rodonit në Shqipëri dhe një pjesë në Prizren.
Ana vizuale e këtij projekti i është besuar produksionit XL Films.