Në Çikago të Shteteve të Bashkuara, një femër i ka ikur vetëm për pak centimetra trenit ekspres.
Pamjet e pabesueshme, e tregojnë gruan që vrapon nëpër binarë, para trenit që besohet se ishte në shpejtësi rreth 110 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.
Makinisti i shqetësuar, ka vazhduar t’i bie borisë, megjithëse ajo është larguar dhe ndodhej në vend të sigurt.
Video që është regjistruar vitin e kaluar, është shpërndarë sërish në internet për të paralajmëruar rreziqet që vijnë nëse kalohet para lokomotivës në lëvizje. /Telegrafi/