Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz vitin e kaluar bënë të ditur fejesën e tyre.
Që nga atëherë, dyshja kanë mbushur rrjetet sociale me postime të ndryshme, duke kaluar edhe kohë produktive së bashku, shkruan Daily Mail.
Nicola, gjatë ditës së sotme (e shtunë) festoi ditëlindjen e saj të 26-të, derisa urimet nga Brooklyn ishin mëse të përzemërta.
“Urime ditëlindjen, nuk mund të tregojë se sa shumë të dua, ti më bën njeri më të mirë dhe më të lumturin në botë”, u shpreh modeli.
Ai po ashtu pati rastin të shpërndajë disa fotografi të çiftit, ku disa prej tyre ishin edhe momente qesharake.
Vlen të përmendet se edhe gjatë pandemisë, palët janë izoluar së bashku, duke mbajtur të azhurnuar fansat kohë pas kohë. /Telegrafi/