Që në ditët e para të publikimit të videos muzikore të “Ti Amo”, fansat e kanë pritur shumë mirë këngën e re të Veysel dhe Mozzik.
Kënga është prodhim i Miksu dhe Maclaud që e kanë bërë miksimin dhe masterizimin, ndërsa dy ditë pas publikimit e ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh në YouTube.
Pjesë e videoklipit është edhe Loreda Nazefi, e cila është përfolur si e dashura e reperit nga Kosova.
Kujtojmë që kënga fillimisht ishte publikuar në versionin audio dhe pastaj reperët vendosën ta shoqëronin e me videoklip.
Veysel, emri i vërtetë i të cilit është Veysel Gelin, është reper gjerman me origjinë kurde nga Turqia, i cili ka qenë pjesë e ‘labelit’ Azzlackz, ndërsa në vitin 2017 themeloi ‘labelin’ e tij, Bela Boyz.
Ai është rritur në qytetin e Essenit në qarkun Altendorf, ndërsa që si i ri nisi të merrej me hip-hop, i frymëzuar kryesisht nga Tupac Sakur.
Mirëpo, dënimi me tre vjet burg pas një zënke që përfundoi me fatalitet, bëri që planet e tij për muzikë të stagnonin.
Sidoqoftë, pasi doli nga burgu, ai realizoi disa projekte muzikore, ‘mixtape’ dhe album, që rezultuan shumë të suksesshme. /Telegrafi/