Zyra e kryetarit të Shoqatës Sindikale të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës (SHSASHJ) është demoluar nga menaxhmenti në mënyrë të dhunshme, thuhet në njoftimin e Shoqatës.
Sipas njoftimit menaxhmenti i MPJD-së në kundërshtim me legjislacionin në fuqi në mënyrë të dhunshme ka hyrë në zyrën e kryetarit të Shoqatës Sindikale, Agron Maloku, duke e ndërruar cilindrin e derës dhe duke pamundësuar qasjen në zyrën e tij, në arkivin, vulën dhe dokumentacionet.
“Pas largimit të kryetarit të Shoqatës Sindikale, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, sot më datë 28 shtator 2022, menaxhmenti i MPJD-së në mënyrë të dhunshme ka hyrë në zyrën e Kryetarit të Shoqatës Sindikale, Agron Maloku duke e ndërruar cilindrin e derës dhe duke pamundësuar qasjen në zyrën e tij, në arkivin, vulën dhe dokumentacionet tjera të Shoqatës të krijuara vite me radhë që nga themelimi saj në mars të vitit 2017”, thuhet në media.
Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, Shoqata Sindikale ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me këtë incident.
“Njëkohësisht ju bënë me dije se çdo lëshim eventual i ndonjë dokumenti në emër të Shoqatës Sindikale konsiderohet si keqpërdorim nga zyrtarët përgjegjës për ndërmarrjen e këtij veprimi të kundërligjshëm. Me këtë akt të turpshëm dhe kundërligjor, menaxhmenti i MPJD-së është duke e thelluar kundërligjshmërinë dhe konsumuar dhe kryer vepra penale të inkriminuara me legjislacion penal në Republikës e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Gjithashtu në njoftim thuhet se Shoqata Sindikale iu bënë thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit që të ndërmarrin urgjentisht veprimet në drejtim të hetimit të rastit dhe ndjekjes penale të autorëve të këtij veprimi kundërligjor. /Telegrafi/