Telegrafi

Thyhet shtabi i LSDM-së në Shtip

Mbrëmë është thyer shtabi i partisë LSDM në Shtip, ku është marrë dokumentacioni, konfirmoi Vlladimir Milloshev nga organizimi komunal i LSDM-së në Shtip, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Është kryer hyrje me forcë në zyrat e partisë, ka dëme të konsiderueshme materiale, është tollovitur i gjithë dokumentacioni i partisë. Së shpejti do të dimë se çfarë mungon nga dokumentacioni, thotë Milloshev.

Nga LSDM-ja nuk kanë dashur të identifikojnë dikë si kryes të mundshëm, vetëm se kanë apeluar autoritetet hetuese të bëjnë punën e tyre dhe të zbulojnë kryesin.

Ky është akti i parë i vandalizmit në selinë e partisë të LSDM-së. Disa vjet më parë ishte futur me dhunë partinë e OBRM-PDUKM-së dhe është marrë dokumentacioni me listat e anëtarëve.

Publiku nuk ishte i informuar nëse autorët janë zbuluar. /Telegrafi/