Thyerja e shtabeve partiake në Maqedoni si duket ka marë trajtën e një tradite të keqe. Para zgjedhjeve të fundit në Maqedoni janë shënuar incidente të shumta, gjegjësisht thyerje të shtabeve partiake, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo traditë e keqe ka vazhduar edhe pas zgjedhjeve, e deri ditën e djeshme. Dje, rreth orës 20:00, është gjuajtur me gurë shtabi i LSDM-së në Aerodrom. Janë thyer disa dritare. Incidenti ka ndodhur përderisa anëtarësia ka mbajtur mbledhje. /Telegrafi/