Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri thuhet se është tërhequr shumë nga ideja e transferimit të Pedro Rodriguez, i cili nuk përfshihet në planet e Jose Mourinhos në Romë.
Sipas mediumit Calciomercato.com, anësori spanjoll është afër bashkimit me Lazion, pasi Sarri ka këmbëngulur që drejtori sportiv Igli Tare të sigurojë një marrëveshje me Pedron.
Sulmuesi duket se do të ribashkohet te Lazio me ish-trajnerin e Chelseat dhe ky do të ishte një nënshkrim historik.
Në futbollin modern, asnjë lojtar nuk është larguar nga Lazio ose Roma për t’u bashkuar me rivalët e tjerë lokalë dhe Pedro do të bëhet kështu i pari.
Pedro dhe Sarri fituan Ligën e Evropës së bashku në Chelsea, në një sezon ku ish-ylli i Barcelonës shënoi 12 herë për Blutë.
Clamoroso #Roma, #Pedro alla #Lazio! https://t.co/PNlG47reMH pic.twitter.com/fAcjfu6ZO6
— calciomercato.com (@cmdotcom) August 18, 2021
Dhe Calciomercato.com raporton se të dy do të ribashkohen në Formello përpara nisjes së sezonit 2021-22, pasi 34-vjeçari është vetëm formalitete larg bashkimit me Lazion.
Kontrata e tij me Romën skadon në qershor të vitit 2023, por Mourinho ka vendosur të vazhdojë pa fituesin e Kupës së Botës dhe kampionin evropian me Spanjën. /Telegrafi/