Në një mbrëmje që do të mbahet mend në historinë e NBA-së, “All Star Game” shënoi një spektakël të vërtetë të pikëve teksa Konferenca e Lindjes triumfoi ndaj Perëndimit me rezultatin e jashtëzakonshëm 211-186.
Kjo ndeshje, e cila u zhvillua me shumë yje të sportit të basketbollit, vendosi një rekord të ri për sasinë e pikëve në një përballje “All Star”.
Për herë të parë në historinë e ndeshjeve “All Star”, një ekip ka kapërcyer shifrën prej 200 pikëve, duke kontribuar në një total prej 397 pikëve të shënuara në mbrëmje.
3-pointers from ALL over the court 🎯👌
The deepest shots from tonight's NBA All-Star Game: pic.twitter.com/8tg0ZgcnQN
— NBA (@NBA) February 19, 2024
Kjo ishte një ndeshje ku mbrojtjet thuajse nuk u vunë re, ndërsa lojtarët performuan një spektakël të vërtetë duke realizuar 168 gjuajtje nga distanca.
Indianapolis ishte dëshmitar i kësaj përballje titanësh që më shumë kishte karakterin e një miqësoreje, ku spektakli dominonte dhe mbrojtjet ishin të zbehura.
Damian Lillard is the 2024 #KiaAllStarMVP!️
🌟 39 PTS, 11 3PM, 6 AST, East W 🌟 pic.twitter.com/rw5c6odnFL
— #NBAAllStar (@NBAAllStar) February 19, 2024
Ekipi i Lindjes tregoi një formë superiore që nga fillimi i ndeshjes, duke u ndarë në pushim me një epërsi 104-89 dhe duke mos e cenuar fare fitoren e tyre gjatë gjithë ndeshjes.
Basketbollisti i shquar Damian Lillard u shpall MVP i ndeshjes, pasi shënoi 39 pikë dhe u bë shënuesi më i mirë i ekipit fitues.
Edhe pse Tauns nga ekipi i Perëndimit shkëlqeu me 50 pikë të realizuara, përpjekjet e tij nuk mjaftuan për të ndryshuar fatin e ndeshjes dhe për të fituar një trofe personal. /Telegrafi/