Telegrafi

Thyhet rekordi botëror: 1007 robotë vallëzojnë njëherësh (Video)

Në Shandong të Kinës, është thyer një rekordi botëror, pasi 1,007 robotë kanë vallëzuar njëherësh për një minutë.

Robotët e gjatë 153 milimetra me ngjyrë bardh e kuq, kurse me këmbë të gjera me ngjyrë të zezë, janë komanduar nga një telefon i vetëm, transmeton Telegrafi.

Ata është dashur të lëvizin në mënyrë të sinkronizuar për 60 sekonda, për të hyrë në Librin e Rekordeve të Ginisit.

Derisa 1,400 robotë e kanë filluar mirë garën, disa janë diskualifikuar menjëherë sepse nuk kanë mundur të nisen apo janë rrëzuar.

Rutinën ku duhej të lëviznin duart dhe këmbët njëherësh si dhe të simulonin ushtrimet e barkut, disa e kanë ndaluar sepse nuk kanë mundur të vazhdojnë.

Megjithatë, është shënuar rekordi prej 1,007 robotëve që vallëzojnë në të njëjtën kohë, duke e thyer rekordin që është shënuar në muajin shkurt, ku ishin përfshirë 540 robotë. /Telegrafi/