Në festivalin e sivjetmë të shpejtësisë “Goodwood”, është thyer edhe një rekord tjetër botëror.
Kur bëhet fjalë për performansat, duhet ditur se kjo veturë me motor elektrik arrin shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 1.5 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 240 kilometra në orë.
Kujtojmë që bolidi britanik EV, përveç 1.000 kilogramëve peshë që i ka, kishte një detyrë të vështirë – të jetë më i shpejtë sesa Volkswagen ID.R, që prej vitit 2019 është rekorder në festivalin e Goodwood.
Dhe e dini çfarë? Ia ka arritur qëllimit! McMurtry Speirling dhe shoferi i F1, Max Shilton të shtunën gjatë stërvitjeve kanë arritur kohën prej 40.056 sekonda.
E të dielën ndodhi befasia, për afro një sekondë kishte rezultatin më të mirë se Volkswagen – 39.08. Pra për 39.8 sekonda kjo “bishë” përshkoi 1.8 kilometra. /Telegrafi/