Telegrafi

Thyhet paqja, SHBA kryen sulme ajrore kundër luftëtarëve talebanë – për herë të parë që nga marrëveshja e Dohas

Shtetet e Bashkuara kryen një sulm ajror të mërkurën kundër luftëtarëve talebanë në jug të Afganistanit, saktësisht në krahinën Helmand.

Kështu tha një zëdhënës i forcave amerikane dhe se ky është sulmi i parë që një marrëveshje për tërheqjen e trupave që është është nënshkruar në mes të dy palëve të shtunën, transmeton Telegrafi.

“Ky ishte një sulm mbrojtëse, pasi talebanët po sulmonin vazhdimisht një pikë kontrolli”, tha kolonel Sonny Leggett, një zëdhënës për forcat amerikane në Afganistan në Twitter.

 

Ai tha se Uashingtoni ishte i përkushtuar për paqen, por u bëri thirrje talebanëve të ndalojnë “sulmet e panevojshme” dhe të mbështesin angazhimet e tyre, duke aluduar në marrëveshjen e nënshkruar të shtunën në Doha. /Telegrafi/