Shtetet e Bashkuara kryen një sulm ajror të mërkurën kundër luftëtarëve talebanë në jug të Afganistanit, saktësisht në krahinën Helmand.
Kështu tha një zëdhënës i forcave amerikane dhe se ky është sulmi i parë që një marrëveshje për tërheqjen e trupave që është është nënshkruar në mes të dy palëve të shtunën, transmeton Telegrafi.
“Ky ishte një sulm mbrojtëse, pasi talebanët po sulmonin vazhdimisht një pikë kontrolli”, tha kolonel Sonny Leggett, një zëdhënës për forcat amerikane në Afganistan në Twitter.
The US conducted an airstrike on March 4 against Taliban fighters in Nahr-e Saraj, Helmand, who were actively attacking an #ANDSF checkpoint. This was a defensive strike to disrupt the attack. This was our 1st strike against the Taliban in 11 days.
— USFOR-A Spokesman Col Sonny Leggett (@USFOR_A) March 4, 2020
Ai tha se Uashingtoni ishte i përkushtuar për paqen, por u bëri thirrje talebanëve të ndalojnë “sulmet e panevojshme” dhe të mbështesin angazhimet e tyre, duke aluduar në marrëveshjen e nënshkruar të shtunën në Doha. /Telegrafi/