Një zyrë për transaksion të bursave ndërkombëtare, (FOREX), ka qenë cak i vjedhjes të hënën rreth orës 1 pas mesnate.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bill Clinton në Prishtinë.
Siç bën të ditur A.A, nga kompania Alpha Trading Group, persona të panjohur kanë marrë kompjuterë, laptopë, në vlerë pesë mijë eurove.
Ata thonë se rastin e ka lajmëruar edhe në polici.
Lidhur me këtë ende nuk ka ndonjë detaj nga organet e hetuesisë./Telegrafi.