Telegrafi

Thyhet konstruksioni i koshit, shtyhet ndeshja Rahoveci – Ponte Prizreni

Ndeshja e parë e ‘play-offit’, ndërmjet Rahovecit dhe Ponte Prizrenit është ndërprerë në çerekun e dytë të lojës.

Kjo për shkak të dëmtimit të njërit prej konstruksioneve të koshit në palestrën e re, “Mizahir Isma”.

Çerekun e parë e kishte fituar skuadra mysafire (18:25), ndërsa në dhjetëminutëshin e dytë vendasit i kishin shënuar 10 pikë, kurse prizrenasit tetë sosh, ashtu që sfida është ndërprerë në rezultatin 28-33.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll

“Ndeshja çerekfinale e ‘play-offit’ në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Rahovecit dhe Ponte Prizrenit është ndërprerë në çerekun e dytë për shkak te problemit me njërin nga konstruksionet e koshit.

“Ndeshja do të vazhdojë nesër në ora 19:00 në kohën dhe rezultatin e mbetur (28-33)”, thuhet në njoftimin e FBK-së. /Telegrafi/