Site icon Telegrafi

Thyhet jozyrtarisht rekordi botëror për ngritjen e peshave

Një burrë nga Montana, SHBA, theu jozyrtarisht një rekord botëror Guinness duke ngritur 2234 kilogramë peshë brenda një minute.

Ray Hibnes, nga qyteti Butte, zgjodhi një kettlebell me peshë 60 kg në palestër lokale, Kinetic Fitness, dhe realizoi 38 lëvizje brenda 60 sekondave në një përpjekje për thyerjen e rekordit për peshën më të madhe të ngritur me kettlebell në një minutë.

Hibnes ngriti një total prej 2234 kg, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 2184 kg, të vendosur nga zvicerani Stefan Schwitter në vitin 2023.

Përpjekja e tij tani duhet të shqyrtohet nga Guinness World Records për t’u bërë zyrtare.

Hibnes premtoi më shumë punë për rekorde të reja botërore në të ardhmen. /Telegrafi/

 

Exit mobile version