Telegrafi

Thyhet automjeti i policit në veri të Mitrovicës

Policit të Kosovës nga stacioni i veriut të Mitrovicës, Nedeljko Spasojeviq (Spaske), i është thyer automjeti mbrëmë gjatë natës.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin ‘Shumadia’ në veri të Mitrovicës, derisa automjeti ‘Audi’ me ngjyrë të kuqe dhe pa targa ishte i parkuar.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se Spasojeviq njihet si ish pjesëtar i xhandarmerisë serbe që ka shërbyer në qytetin e Kralevës, ndërsa një kohë ka qenë pjesë e mbrojtjes së afërt të ish komandantit të xhandarmerisë, Bratisllav Dikiq.

Motivi dhe autorët e këtij incidenti nuk dihen.

Mësohet se policia në këto momente ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet.