Gjatë fushatës zgjedhore në Maqedoni janë dëmtuar edhe dy shtabe partiake. Në Manastir është thyer dera hyrëse e zyrës së OBRM-PDUKM-së në rrugën “Crveni Steni”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shtabi partiak i Lëvizjes Besa në rrugën “Tale Hristov” në Shkup, është thyer gjatë fundjavës. Janë thyer dy dritare dhe janë grisur disa pllakata.
Policia informoi se po merren të gjitha masat për zbardhjen e të dy rasteve.
Përndryshe, me fillimin e fushatës zgjedhore u thyen shtabe në Shkup dhe Kavadarc. /Telegrafi/