Telegrafi

Thyhen dhe vidhen tri barnatore në Suharekë – brenda një nate

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka bërë të ditur se tri barnatore në Suharekë kanë qenë cak i vjedhjes brenda një nate.

Sipas Odës së Farmacistëve, rasti ka ndodhur brenda një nate dhe shihet si një rast i sinkronizuar ndaj barnatoreve, përcjell Telegrafi.

“Shpresojmë dhe besojmë se organet kompetente do të marrin të gjitha masat e duhura që keqbërësit të zbulohen dhe të vihen para drejtësisë, ndërkohë ftojmë të gjithë farmacistët të kenë kujdes në këto ditë feste dhe të marrin masa mbrojtëse ndaj sulmeve eventuale”, thuhet në një reagim.

Postimi i plotë në Facebook:

Të papranueshme rastet e thyerjeve dhe vjedhjeve te barnatoreve ne Suharekë

Oda e Farmacistëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për thyerjen dhe vjedhjen e tri barnatoreve në Suharekë.

Rasti ka ndodhur brenda një nate dhe shihet si një rast i sinkronizuar i sulmit ndaj barnatoreve Wit pen, Vjosa pharm dhe Green pharmacy.

Shpresojmë dhe besojmë se organet kompetente do të marrin të gjitha masat e duhura që keqbërësit të zbulohen dhe të vihen para drejtësisë, ndërkohë ftojmë të gjithë farmacistët të kenë kujdes në këto ditë feste dhe të marrin masa mbojtëse ndaj sulmeve eventuale.(sic) /Telegrafi/